Ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitje. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i hoqi masën 'arrest shtëpie' duke i caktuar masën detyrim paraqitje 2 herë në muaj. Më 23 mars 2026, Ish-zyrtarja e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe grup të strukturuar kriminal, dëshmoi për gati 2 orë në SPAK për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.