Infektimi me AIDS/ Antiterrori ‘zbarkon’ në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Golemi
Struktura e Antiterrorit nga Tirana mësohet se ka mbërritur prej disa ditësh në Gjirokastër, në kuadër të verifikimeve lidhur me përhapjen në rrjetet sociale të një lajmi të dyshuar si i rremë, i cili ka shkaktuar debat dhe reagime të shumta në opinionin publik lokal. Sipas burimeve, hetimet lidhen me publikime të bëra në rrjete sociale nga shtetasi Emin Kokalari, ku pretendohej se në Bashkinë e Gjirokastrës kishte raste të një sëmundjeje infektive dhe se edhe kryebashkiaku Flamur Golemi ishte i prekur. Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore dhe po trajtohen në kuadër të hetimeve për verifikimin e përmbajtjes dhe pasojave të tyre. Raportohet se deri më tani janë marrë në pyetje disa persona, me qëllim identifikimin e origjinës së informacionit dhe mënyrës...
Burimi:
javanews.al