IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë sot në Tiranë për prishjen e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme. Ky aksion është pjesë e projektit infrastrukturor të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që parashikon rishikimin e segmentit rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës, nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, pronarët e objektit janë trajtuar me shpronësim për interes publik, duke u kompensuar sipas procedurave ligjore. Ky aksion është pjesë e planit më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës rrugore të Tiranës, me synim lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes së qytetit me zonat periferike.
Burimi:
javanews.al