Identifikohet autori i vrasjes së Ismailit. Reagon Policia: Një i plagosur është fshehur

Identifikohet autori i vrasjes së Ismailit. Reagon Policia: Një i plagosur është fshehur

Policia e Sarandës ka dalë me një informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, 7 maj, në fshatin Gjashtë të Sarandës. Biznesmeni 66-vjeçar Rexhep Ismaili është ekzekutuar me plumb në kokë, nga një autor i identifikuar si shtetasi me iniciale L.T. Sipas njoftimit të bluve të Sarandës fillimisht ka nisur si një sherr për motive të dobët dhe më pas ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta, deri në përdorimin më pas të armëve të zjarrit. Dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, por ende nuk është identifikuar. “Dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë...