I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Balldren të Lezhës, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri. Mësohet se viktimat e këtij atentati janë një çift bashkëshortësh, përkatësisht Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci të cilët janë gjetur të pajetë brenda automjetit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7.