I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëton RENEA-s, policia gjen pistoletë në banesën e tij
Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion në fshatin Zallë të Fushë Krujës, për të arrestuar Ylli Zallin, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal armësh. Edhe këtë herë Zalli i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij. Nga kontrolli sërish policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.
Burimi:
vizionplus.tv