I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion
I nxehti ekstrem saharian ka përfshirë edhe Shqipërinë prej javësh, ndërsa vendi po vuan me valën e zjarreve, një pjesë e mirë e të cilave si pasojë e piromanisë. Por rreziku mbetet ende evident edhe këto ditë gushti. Janë të paktën 8 qarqe në gjithë vendin që do të përballen edhe këtë fundjavë me rrezik të lartë nga zjarret, ndikuar kjo edhe nga temperaturat në rritje që pritet të kapin vlerat mbi 39 gradë Celsius. Përmes publikimit të Buletinit të Rreziqeve, Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se situata më kritike paraqitet kryesisht në Ultërsirën Perëndimore, në qarqe si Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra dhe Vlora. Megjithëse në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës rreziku paraqitet në nivel më të ulët, në...
Burimi:
javanews.al