I mori jetën kamarierit, reagon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka reaguar me një deklaratë të gjatë publike, ku kundërshton dënimin për veprën penale “vrasje me dashje” dhe pretendon se procesi ndaj tij është zhvilluar me standarde të dyfishta. Llapushi shprehet se nuk mohon tragjedinë dhe humbjen e jetës së viktimës, por këmbëngul se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të vrarë. Sipas tij, ngjarja ka qenë pasojë e një goditjeje të vetme me grusht, pa përdorim arme, pa planifikim dhe pa konflikt të mëparshëm mes palëve. “Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk pranoj të quhem vrasës me dashje kur nuk kam pasur qëllim për të vrarë”, shprehet ai në deklaratë....
Burimi:
javanews.al