I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën
Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën. Siç raporton Anila Hoxha, prokurori i cështjes Adnan Xholi, tha se i dyshuar drejton një grup të strukturuar kriminal në trafikimin ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në njoftimin e një ditë më parë nga SPAK, u bë i ditur arrestimi e i tij. Sipas SPAK, hetimet për procedimin penal të regjistruar në janar të vitit 2024 janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet europiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë Kriminale, si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.
Burimi:
javanews.al