Goditja e rrjeteve të drogës, të arrestuarit nga operacioni i SPAK përpara gjykatës

Goditja e rrjeteve të drogës, të arrestuarit nga operacioni i SPAK përpara gjykatës

Pesë personat e arrestuar të premten me urdhër të SPAK pas goditjes së dy grupeve stë forta kriminale njihen sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme. Orest Sota, Orgest Birçaj, Dritan Aga, Edmond Jaupi dhe Gëzim Islami ishin të vetmit e arrestuar në Shqipëri nga 20 fletëarrestet e prera. Ata dyshohen si anëtarë të dy organizatave që trafikuan të panktën 6.7 ton kokainë nga Amerika Latine dhe me pas paratë e ardhura nga shitja e drogës i pastronin në ndërtim dhe në investimin e disa prej zonave më luksoze në vend. I arrestuar në Greqi përfundoi edhe Ilir Shtufi një prej njerëzve kyç në aktivitetin kriminal. Sipas autoriteteve helene ai mbërriti në shtetin fqinj vetëm disa orë pasi ndaj tij kishte dalë urdhërarresti...