Goditen ndërtimet pa leje në jug, Prokuroria e Sarandës lëshon urdhër-arreste

Goditen ndërtimet pa leje në jug, Prokuroria e Sarandës lëshon urdhër-arreste

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar sot mbi dhjetëra urdhëra arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë si dhe biznesmenë apo ndërtues. Deri më tani në pranga ka rënë një efektiv i policisë dhe një biznesmen. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil. Një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar në shtrirje të gjerë. Deri tani mësohet se janë ekzekutuar vetëm dy urdhër arreste, një efektiv i Komisariatit të Sarandës dhe një biznesmen, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, ndërkohë që vijojnë kontrollet e banesave dhe mjediseve të tjera për ekzekutimin e urdhër arresteve. Masë sigurie është vendosur edhe për...