Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

Gjyqi i Laert Haxhiut, ku kreu i grupit kriminal po gjykohet veçmas për 14 krime të rënda si vrasje, atentate, shpërthime me tritol, grabitje me armë, avokatët e tij kërkuan të thirren si dëshmitarë 60 persona. Haxhiu, që mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, nuk u paraqit vetë fizikisht në seancë. Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku, babai i reperit të njohur, dhe Kleviol Ahmetaj, reperi i njohur si “Cllevio”, i ekstraduar pak muaj më parë nga Dubai. Prokurori i SPAK, Behar Dibra, kërkoi që radha e marrjes së provave nga organi i akuzës të nisë me dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, rrëfimi i të cilit...