Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt për lirim, vendimi i sotëm nuk ka lidhje me vendimin e fundit të Kushtetueses

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt për lirim, vendimi i sotëm nuk ka lidhje me vendimin e fundit të Kushtetueses

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë, duke e lënë atë në burg. Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj dhe nuk ka lidhje me vendimin e dhënë dy ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Veliajt. “Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt. Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit të vitit 2025,...