Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO në lidhje me inceneratorët e Elbasanit. Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet me nga 6 vite e 8 muaj burg për ish-ministrin Lefter Kokën, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin. Gjykata e Lartë la gjithashtu në fuqi dënimet me nga 2 vite e 8 muaj burg për Alqi Bllakon, Pëllumb Abeshin e Jonida Zeqon.
Burimi:
javanews.al