Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje ose garanci pasurore, duke e lënë në vlerësimin e gjykatës. Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit të vitit të kaluar teksa po gjykohet me procedurë të zakonshme me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën dhe disa biznesmen, shoqëri e OJF. Kryebashkiaku ka 13 akuza për 5 vepra penale. SPAK ka dërguar dosjen për gjykim pesë muaj më parë, duke ngritur ndaj tij akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Burimi:
syri.net