GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Nëse mungon në seancën e radhës, gjykimi në mungesë

GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Nëse mungon në seancën e radhës, gjykimi në mungesë

Gjykata e Posaçme shtyn për më 7 maj seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, seancë të cilën, nëse ajo apo avokatët mungojnë, gjyqi do vijojë në mungesë. “Ultimatumi” i gjykatës u dha, për shkak të mungesës së përsëritur në gjyq të avokatëve dhe të vetë të pandehurës. Pasi caktoi gjobë nga 10 mijë lekë ndaj dy avokatëve, gjyqtarja Irena Gjoka pohoi se do të njoftohet e pandehura Bufi, se nëse në seancën e radhës nuk paraqitet e pandehura ose avokatët, gjyqi do të vijojë në mungesë. Gjatë viteve të fundit, ndaj Bufit janë depozituar tre kallëzime në SPAK, dhe të paktën dy herë ajo është paraqitur për të dhënë deklarime. Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale...