GJKKO pranoi kërkesën për ta lënë jashtë kafazit në sallën e gjyqit, reagon Ilir Beqaj: I akuzuari nuk është spektator!

GJKKO pranoi kërkesën për ta lënë jashtë kafazit në sallën e gjyqit, reagon Ilir Beqaj: I akuzuari nuk është spektator!

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas vendimit të Gjykatës për të mos qëndruar në të ashtuquajturin “kafaz sigurie” gjatë seancave gjyqësore, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Në deklaratën e tij, Beqaj thekson se siguria në gjykatë është e domosdoshme, por nuk mund të përdoret si arsye për të kufizuar të drejtën e mbrojtjes dhe komunikimin efektiv me avokatin, duke ngritur shqetësime mbi cenimin e parimit të “barazisë së armëve” në procesin penal. DEKLARATA: Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike: Kafazi i sigurisë: (pa)barazia e armëve dhe (mos)mbrojtja efektive Vendimi i sotëm i Gjykatës që unë, në...