Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK (EMRAT)

Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK (EMRAT)

Interpol Tirana ka vijuar operacionin e koduar “The Ëanted”, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shtetit njoftoi se, falë shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë pesë shtetas të kërkuar nga SPAK. Sipas njoftimit zyrtar, katër prej tyre, konkretisht Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri dhe Aleks Pepaj dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërkohë, shtetasi Merxhan Celiku 34 vjeç, akuzohet për mashtrim kompjuterik. “Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar...