Enea Mekolli nuk arriti të qëllonte asnjë plumb/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj vrasjes së efektivit Enea Mekolli. Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, zbulon se sipas dosjes hetimore, arma automatike e efektivit të vrarë u gjet pranë trupit të tij me 29 fishekë në krehër dhe një tjetër në folenë e fishekut, çka sipas ekspertëve tregon se ai nuk ka kryer asnjë qitje gjatë operacionit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja që t’i përkasin armës së Enea Mekollit, ndërsa në zonë janë sekuestruar dhjetëra gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra, të cilat dyshohet se janë qitur kryesisht nga arma automatike e autorit të dyshuar, Violand Braçellari. Sipas dosjes, forcat e policisë kishin organizuar një operacion për kapjen e Braçellarit pas një kallëzimi për dhunë dhe...
Burimi:
javanews.al