EMRI/ Kërkohej në Itali për trafik droge, 45-vjeçari arrestohet në Tiranë

EMRI/ Kërkohej në Itali për trafik droge, 45-vjeçari arrestohet në Tiranë

Autoritetet italiane bëjnë me dije se Policia Shqiptare ka arrestuar në Tiranë shtetasin Sokol Bushpepa, 45 vjeç, i lindur në Rrëshen, i dënuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Referuara burimeve, gazetarja e Syri TV Alba Kepi, raporton se Bushpepa përdorte dy identitete, Kol Bushpepa dhe Sokol Bushpepa, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ai duhet të vuajë ende një dënim prej 4 vitesh e 18 ditësh burg, ndërkohë që autoritetet italiane konfirmojnë se ka nisur procedura për ekstradimin e tij drejt Italisë. Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë akuza për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.