E rëndë në Pogradec, humb jetën në spital një person pasi u dëmtua aksidentalisht me fresibël
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku një person ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në banesë, kur është dëmtuar aksidentalisht me një fresibël (troko). Ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Burimi:
syri.net