E rëndë në Ksamil, një mjet lundrues përplaset me Policinë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil. Një mjet lundrues dyshohet se është përplasur me mjetin e Policisë Kufitare. Dyshohet se ka një viktimë, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Burimi:
javanews.al