E kërkonte e gjithë bota, CNN shkruan për Ervin Matën: U kap në një qendër tregtare, iu sekuestruan dokumente dhe…

E kërkonte e gjithë bota, CNN shkruan për Ervin Matën: U kap në një qendër tregtare, iu sekuestruan dokumente dhe…

Mediat braziliane, përfshirë CNN Brasil, kanë raportuar arrestimin e shqiptarit Ervin Mata, i cilësuar si “manjat”, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe aktivitet kriminal. Sipas raportimit, Mata u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Ilhabela, në shtetin e São Paulos, gjatë një operacioni të përbashkët të policisë federale dhe asaj ushtarake braziliane. Ai ishte në arrati prej vitesh dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare. Autoritetet braziliane bëjnë me dije se 39-vjeçari u lokalizua pas informacioneve të inteligjencës që tregonin lëvizjen e tij nga zona e Baixada Santista drejt bregdetit verior. Ai u ndalua në një ambient tregtar dhe më pas u shoqërua në një komisariat të Policisë Federale. Gjatë operacionit, policia sekuestroi dy telefona celularë dhe dokumente identifikimi që përdorte i dyshuari....