Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në Itali, del dëshmia për një makinë të dytë
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një dëshmi e re hedh dyshime mbi dinamikën e aksidentit. Fillimisht u mendua se gjithçka ishte e qartë për mënyrën si i riu humbi jetën, por tani në skenë ka dalë një dëshmitar okular, i cili pretendon se në aksident mund të jetë përfshirë edhe një automjet i dytë që u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, më 13 qershor, në një rrugë rrethore, ku 21-vjeçari po udhëtonte si pasagjer në motorin që drejtohej nga kushëriri i tij 26-vjeçar. Sipas rindërtimit fillestar, dy të rinjtë ishin nisur nga semafori i Campagnola-s në drejtim të autostradës A4, kur u parakaluan nga një SUV...
Burimi:
vizionplus.tv