Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje
Policia e Tiranës ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy operacione kundër veprimtarive kriminale, duke arrestuar në flagrancë 7 persona të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe armëmbajtje pa leje. Në kuadër të operacionit të koduar “Fair Play”, u arrestuan shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç. Sipas Policisë, në lokalin e shtetasit me inicialet L. B., në Vorë, u konstatuan pesë prej të arrestuarve duke organizuar lojëra fati përmes telefonave celularë. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u sekuestruan 6 celularë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati, si dhe 900 mijë lekë të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e...
Burimi:
javanews.al