Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë: Të huajt i kërkojnë për të jetuar si dhe për investim
Durrësi vijon të mbetet një nga qytetet me kërkesën më të lartë për blerjen e apartamenteve. Interesi për tregun imobiliar në qytetin bregdetar është rritur ndjeshëm vitet e fundit, jo vetëm nga vendasit, por edhe nga shtetas të huaj që po e shohin Durrësin si një mundësi të mirë investimi dhe jetese. Pas një periudhe ngadalësimi, tregu i pasurive të paluajtshme ka rifituar ritëm, i ndikuar nga procesi i rivlerësimit të pronave dhe veçanërisht të apartamenteve. Sipas agjentëve të tregut, çmimet e apartamenteve pritet të vijojnë rritjen edhe në muajt në vazhdim. Apartamentet në Durrës po kërkohen nga familje të punësuara në sektorin publik dhe privat, sipërmarrës, si dhe nga të huaj që zgjedhin qytetin bregdetar për të jetuar apo investuar. Përfaqësues të agjencive të...
Burimi:
vizionplus.tv