Drejtësia jep drejtësi për Liridonën/ Eksperti i sigurisë: Murseli, një kriminel i ftohtë nga ata që të vrasin natën, e të qajnë ditën

Drejtësia jep drejtësi për Liridonën/ Eksperti i sigurisë: Murseli, një kriminel i ftohtë nga ata që të vrasin natën, e të qajnë ditën

Vrasja makabre e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin shqiptar, ka marrë goditjen e parë nga drejtësia. Gjykata Themelore në Prishtinë, nën drejtimin e gjyqtares Fatime Dermaku, ka shpallur fajtorë autorët e këtij krimi të organizuar. Gjykata vërtetoi se Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, ishte “arkitekti” i vrasjes së nënës së dy fëmijëve të tij. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin dhe organizimin e vrasjes. Po kaq dhe Granit Plava, ekzekutori i krimit. Ndërsa bashkëpunëtori ​Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim. ​Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, e konsideroi këtë një hap vendimtar për drejtësinë kosovare. “Ky është vendimi i...