Dosja “Nesti Angoni” rikthehet në Gjykatën e Posaçme, Veliaj kërkon hetim për falsifikim dokumentesh ndaj personazhit anonim

Dosja “Nesti Angoni” rikthehet në Gjykatën e Posaçme, Veliaj kërkon hetim për falsifikim dokumentesh ndaj personazhit anonim

Përveç gjyqit për llogari të të cilit po mbahet në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ketë një përballje të re me SPAK në Gjykatën e Posaçme. Kjo gjykatë do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për të nisur një hetim penal për “falsifikim dokumentesh” të bërë ndaj Nesti Angonit, personazhit anonim mbi një dokument të të cilit SPAK nisi hetim ndaj kryebashkiakut. Në thelbin e shqyrtimit është ankimi i Erion Veliajt kundër një vendimi të Prokurorisë së Tiranës për “mosfillim procedimi penal”.  Prokuroria vendosi të mos niste hetim mbi kallëzimin e bërë nga Veliaj në Prokurorinë e kryeqytetit në prill 2026, ku kërkonte identifikimin e personit real që fshihet pas “Nesti Angonit”, me pretendimin se prej tij ishte falsifikuar një dokument, shkruan A2....