Dosja ‘AKSHI’, Gjykata e Lartë ndryshon masën për Mirlinda Karçanajn, e lë në detyrim paraqitje
Gjykata e lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Nga arrest në shtëpi, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Vendimi 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i përket disponimit në lidhje me rekursuesit Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha. 2. Ndryshimin e vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me rekursuesen Mirlinda Karçanaj. a. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim...
Burimi:
javanews.al