DOKUMENTI/ Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt, prokuroria: E apelojmë!

DOKUMENTI/ Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt, prokuroria: E apelojmë!

Gjykata e Lartë në Londër bllokoi për momentin ekstradimin nga Anglia të pesë të kërkuarve të drejtësisë shqiptare nën dyshim e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt në Prill 2023, në Shëngjin. Ky është vendimi gjykatësit Justice Swift disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, ku pranon kërkesën për mos tu ekstraduar në Shqipëri të Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, Steven Hunt dhe Edmond Haxhisë, i cili sipas Prokurorisë së Lezhës ishte organizatori i vrasjes. Sipas vendimit dhënë paraditen e kësaj të premteve, gjykatësi Justice Swift ka pranuar argumentin e mbrojtjes se ish-sekretarja e shtetit për Punët e Brendshme, Yvette Cooper, nënshkroi një urdhër ekstradimi me akuzat e vjetra për vrasje për gjakmarrje, e cila u ndryshua në vrasje në bashkëpunim me paramendim. Në...