DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin turistik te Ksamilit, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pas një konflikti në ambientet e resortit “Principotes”. Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh portugezë. Sipas të dhënave të reja të hetimit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:30, brenda ambienteve të lokalit te quantur “La Guerra”, pjese e resortit Principotes. Pas konfliktit, 20-vjeçari është nxjerrë jashtë ambienteve të beach bar-it, ku është lënë i pajetë në zonën e plazhit. Një nga detajet më tronditëse të ngjarjes është fakti se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua...
Burimi:
javanews.al