Detaje nga vrasja në Greqi, mediat: 42-vjeçari shqiptar u qëllua me plumb në kokë në vendin ku punonte

Detaje nga vrasja në Greqi, mediat: 42-vjeçari shqiptar u qëllua me plumb në kokë në vendin ku punonte

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia, në një ngjarje që dyshohet të jetë vrasje. Sipas mediave greke, trupi i pajetë u zbulua në zonën Bournia të Kalamata, ku viktima kishte një plagë në kokë, e dyshuar si e shkaktuar nga armë zjarri. Autoritetet po kryejnë ekzaminime për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes. Hetimet janë përqendruar në rrethin e personave që kishin kontakte me viktimën. Dëshmitarë të marrë në pyetje nga policia kanë deklaruar se 42-vjeçari mund të jetë vrarë nga një prej punëtorëve të tij, ndërsa po verifikohet edhe nëse viktima ishte vetë punëdhënës apo punëtor në stallën ku u gjet. Policia greke ka nisur një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes...