Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e një 35-vjeçari nga Kurbini, i cili u paraqit këtë të premte për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. Sipas informacioneve siguruar nga gazetari Elvis Hila, mësohet se dy gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri 35-vjeçari. me iniciale A.T. Ky i fundit është paraqitur rreth orës 11:15 për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte marrë një plagë në këmbë. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se 35-vjeçari ka qenë i dënuar më parë me burg për grabitjen e një gruaje në zonën...