Detaje nga atentati ndaj çiftit në Lezhë: U përdorën dy makina, dy persona hapën zjarr…

Detaje nga atentati ndaj çiftit në Lezhë: U përdorën dy makina, dy persona hapën zjarr…

Detajet e reja nga atentati i ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ditën e djeshme më 26 prill, hedhin dritë mbi mënyrën si është organizuar dhe zbatuar krimi i rëndë ku u ekzekutua çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeçe. Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se sipas burimeve nga grupi hetimor, në atentat janë përdorur dy makina. Një prej tyre ka pasur rolin e pritës, duke i prerë rrugën automjetit tip Audi A7 ku udhëtonin viktimat, ndërsa makina tjetër është përdorur nga atentatorët për të kryer sulmin. Dy persona të armatosur kanë zbritur nga mjeti dhe kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së viktimave, duke zbrazur mbi 30 plumba. Sulmi ka qenë i shpejtë dhe i mirëorganizuar, duke...