Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës”. Prokuroria ka dokumentuar disa raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor orientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT. Hetimi i rastit, u nis nga Prokuroria e Tiranës e më pas u kaluan në SPAK. Kjo e fundit ka veçuar dosjen ndaj mjekut Edmond Gashi, i dyshuar per “korrupsion”, ndërsa të tjerët, Alketa Pere, Brikena Qiriazi, Emiliano Lela, Drilona Kishta, Halil Gashi, i ka kthyer në prokurorinë e kryeqytetit. Prokuroria thotë se ka arritur të dokumentojë raste ku pacientëve të...
Burimi:
javanews.al