Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

Damiano Toshi, një nga emrat më të njohur të bandës së “5 Dyqaneve”, i ka shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm dhe mund të dalë së shpejti nga burgu, pas vendimit të fundit të Gjykatës së Elbasanit. Gjykata ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg. Ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka solli rrëzimin e dënimit të mëparshëm me burgim të përjetshëm. Vendimi i Gjykatës së Elbasanit erdhi pas rigjykimit të çështjes, i urdhëruar nga Gjykata e Lartë. Më herët, kjo gjykatë kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim të ri. Damiano Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit...