Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli
Detaje të tjera dalin në dritë nga nga operacioni i policisë për kapjen e Violand Braçellarit dhe nga vrasja e oficerit të policisë Enea Mekolli. Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thuhet se Violand Braçellari u kallëzua nga çobani që familja kishte punësuar dhe ndaj policia hartoi plan operacional për arrestimin e të kërkuarit, dënuar në mungesë me 10 vjet burg. “Ky plan operacional bazohej edhe në bazë të kallëzimit të bërë nga ana e shtetasit A. K., 32 vjeç, i cili kishte disa ditë që punonte si çoban në bagëtitë e shtetasit Violand Braçellari në malin e Bodesë dhe që sipas kallëzimit të bërë prej tij, ai ishte dhunuar dhe kanosur me qytë të një arme automatike nga ana e...
Burimi:
javanews.al