CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, nis sot gjyqi për dosjen ‘Meta’! Ish-presidenti kërkon që seanca të transmetohet live

CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, nis sot gjyqi për dosjen ‘Meta’! Ish-presidenti kërkon që seanca të transmetohet live

Këtë të hënë nis gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar GJKKO-së që seancat gjyqësore ndaj tij, të transmetohen live për mediat. “Në respekt të qytetarëve të cilëve u kam shërbyer me përkushtim dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem GJKKO me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, dhe deri në fund”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale. Presidenti i partisë së Lirisë, thotë se mediave duhet t’u garantohet sinjali i transmetimit live, duke theksuar se “Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe...