Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj 19 protestuesve, pas bllokimit mbrëmjen e djeshme të autostradës Tiranë-Durrës dhe Rrugës së Rinasit. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ata akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Po ashtu, lidhur me bllokimin e rrugës, janë sekuestruar edhe 2 automjete, që dyshohet se janë përdorur për këtë qëllim. Njoftimi i Policisë: Tiranë-Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën, procedohen penalisht 19 shtetas. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës për bllokimin e aksit rrugor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera pas tubimit të zhvilluar më datë 14.06.2026, specialistët e...