Beteja për aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e Pacollit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Ministria e Infrastrukturës!

Beteja për aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e Pacollit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Ministria e Infrastrukturës!

Në ditën e 4 të protestës në kantierin e aeroportit të Vlorës, punëtorët e Mabco-s, kompania e Behgjet Pacollit, së bashku me nënkontraktorët i janë drejtuar me një peticion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e situatës. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme duke pretenduar se punimet janë ndalur padrejtësisht dhe kjo ka sjellë shkelje të kontratave, cenim të të drejtave të mbi 200 punëtorëve. Ndërkohë kompania “2A Group” vijon normalisht aktivitetin brenda kantierit. Përplasja ndërmjet Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit ka nisur në vjeshtën e 2025 për administrimin e VIA-s. Palët kishin firmosur një kontratë noteriale, sipas së cilës pjesa e “2A Group” do të rritej nga 2 në 49 për qind, por kjo kontratë nuk u regjistrua në QKB....