“Bashkohuni!”, ja momenti kur protestuesit sfidojnë urdhrin e policisë dhe çajnë gardhin metalik (VIDEO)

“Bashkohuni!”, ja momenti kur protestuesit sfidojnë urdhrin e policisë dhe çajnë gardhin metalik (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së sotme në kryeqytet, ku disa prej protestuesve kanë çarë gardhin metalik të vendosur nga forcat e policisë dhe kanë sfiduar urdhrat për t’u tërhequr. Në pamjet e publikuara dëgjohet thirrja “Bashkohuni”, ndërsa një pjesë e protestuesve lëvizin në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke krijuar momente përplasjeje dhe tensioni me forcat e rendit. Protestuesit janë mbledhur te Kryeministria, ndërsa nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e policisë.