Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut, reperit të njohur me emrin “Noizy”, dëshmoi të mërkurën në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj 9 të pandehurve, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Rajku tregoi mbi shpërthimin e një sasie tritoli në një biznes në pronësi të tij në Durrës, në qershor 2022, nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale. Sipas SPAK, tritoli është vënë nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, me porosi të Laert Haxhiut, si hakmarrje për faktin se shokët e Noizy-t kishin rrahur Kleviol Ahmetin, një tjetër reper dhe personazh “tik-tok”-u, i njohur si Kllevio. Dëshmitari Rajku tha se nuk dinte me çfarë ta lidhjte ngjarjen, pasi nuk kishte probleme me kënd. “Por tani, çështje...