Babai doktor në burg, vajza studente e Mjekësisë, kush janë dy viktimat e aksidentit në Lezhë
Anton dhe Bora Keçi, babë e bijë humbën jetën në një aksident tragjik në Lezhë mbrëmjen e së shtunës. Në një postim ngushëllimi të shpërndarë nga Drejtoria e Burgjeve, bëhet me dije se 52-vjeçari ishte shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës, ndërsa e bija 20-vjeçare po ndiqte gjurmët e tij në Mjekësi pasi ishte studente në vitin e dytë të fakultetit. Anton Keçi ka shërbyer për 6 vite në sistemin penitenciar, thuhet në reagimin e Drejtorisë. “Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjadër, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tragjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë,...
Burimi:
javanews.al