Atentati në Balldren, drejtori i policisë Lezhë: Viktimë mbetën burrë dhe grua, mjeti u qëllua teksa lëvizte
Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Arben Nasufi, ka shkuara në vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati në Balldren të Lezhës, ku viktimë mbeti çifti i bashkëshortëve. Gjatë një prononcimi për mediat, Nasufi ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë. Sipas tij, atentati ka ndodhur rreth orës 14:50, ku mjeti tij Audi u qëllua me breshëri plumbash gjatë lëvizjes. Si pasojë, bëri të ditur ai, kanë humbur jetën një burrë dhe një grua, të cilët ndodheshin brenda mjetit. “Rreth orës 14:50 minuta në sallë erdhi njoftimi për të shtëna me armë në zonën e fshatit Balldren. Policia erdhi në vendngjarje dhe është konstatuar se gjatë lëvizjes mjeti është qëlluar me breshëri me armë dhe kanë humbur jetën një burrë dhe një grua. Akti është i...
Burimi:
javanews.al