Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë
Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur. Sipas pamjeve të publikuara në media, automjeti është qëlluar disa herë. Trupat e viktimave ndodhen ende në automjet, ndërsa nuk dihen ende autorët ose rrethanat e ngjarjes. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Burimi:
javanews.al