Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

Një 38-vjeçar me precedent penal për krime kundër personit është arrestuar në flagrancë nga Policia në Himarë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet me armë zjarri dhe granatë. Në kuadër të operacionit të koduar “Siguria 2”, policia e Himarës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Vlorës, ndaluan shtetasin E. H. në zonën e quajtur “Kthesa e Pilurit”. Gjatë kontrollit të automjetit, në çantën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër të mbushur me fishekë, si dhe një granatë. Kontrollet vijuan në banesën e 38-vjeçarit në Vlorë, ku Policia gjeti një tjetër pistoletë, krehra, municion luftarak, si dhe 4 jelekë antiplumb dhe multifunksionalë. Të gjitha sendet e sekuestruara, përfshirë armët, granatën, municionin, jelekët, automjetin dhe dy celularë, do të shërbejnë...