Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa! Grupi i tij mbushi Europën me kokainë, në Shqipëri ndërtoi ‘perandori biznesi’

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa! Grupi i tij mbushi Europën me kokainë, në Shqipëri ndërtoi ‘perandori biznesi’

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa.  Syri mëson se po kryhen procedurat për deportimin e tij drejt Shqipërisë. Jetmir Pepa dyshohet se është kreu i një grupi kriminal i akuzuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Grupi kriminal i drejtuar nga Jetmir Pepa është një organizatë e fuqishme e goditur nga SPAK, pasi dyshohet se ka trafikuar mbi 7 tonë kokainë. Hetimi 3-vjeçar i SPAK çoi në sekuestrimin e një perandorie biznesi, dhe mbi 230 pasurive me vlerë 12 milionë euro. U sekuestrua gjithashtu edhe kompania e ndërtimit përfituesen e fondeve publike, Pepa Group.  Një hetim i filluar tre vjet më parë nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze, holandeze dhe britanike, zbuloi veprimtarinë e grupit të dyshuar kriminal në trafikun ndërkombëtar të kokainës, i...