Arrestohen dy shqiptarë në Mykonos për vjedhje nga kantieret e ndërtimit të hoteleve
Autoritetet policore në Mykonos kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, pasi nga hetimet rezultoi se ata kishin kryer gjithsej katër vjedhje në kantiere ndërtimi të hoteleve që janë në proces ndërtimi në ishull. Sipas të dhënave të hetimit, autorët merrnin vegla pune dhe materiale elektrike, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për pronarët e bizneseve. Vlera totale e sendeve të vjedhura vlerësohet rreth 37 mijë euro. Ndaj dy të arrestuarve është ngritur dosje penale, ndërsa hetimet e autoriteteve vazhdojnë për të zbuluar nëse ata mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.
Burimi:
javanews.al