“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

Masa e sigurisë ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ecuria e saj në shkallët e gjyqësorit kanë qenë në qendër të debateve në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi në RTSH. I ftuar në panelin e diskutimit, juristi Ilir Gërdupi ka bërë një analizë teknike të procedurave ligjore, duke argumentuar se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë për mbajtjen në burg të zotit Veliaj nuk mund të ndikohej automatikisht nga vendimmarrja paralele e Gjykatës Kushtetuese. Sipas ekspertit ligjor, diskutimet aktuale në publik mbeten në nivel aludimesh, pasi asnjë prej institucioneve nuk ka zbardhur ende argumentet e plota të vendimeve të tyre. Gërdupi theksoi se njoftimet e thjeshta për shtyp nuk përbëjnë bazë ekzekutive për trupat gjykuese. Juristi detajoi situatën procedurale rreth...