Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për afatet e paraburgimit të Veliajt

Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për afatet e paraburgimit të Veliajt

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për më 29 prill shqyrtimin e një ankimi të Erion Veliajt mbi shfuqizimin e një vendim të Shkallës sa Parë për pezullim të afateve të paraburgimit. Shkak i dështimit të seancës, një parregullsi në njoftimin e Veliajt. “Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie në mënyrën si ishte firmosur”, u shpreh avokati Plarent Ndreca. Ai e quajti antikushtetuese dhe absurde praktikën që kur mungon një avokat i një bashkë të pandehuri pezullohen të gjitha afatet e paraburgimit të të gjithë të bashkë të pandehurve. “Fatkeqësisht është instaluar një praktikë që kur mungon një avokat i një bashkë të pandehuri pezullohen të gjitha afatet e paraburgimit të të gjithë të bashkë të pandehurve  dhe kjo është...